The 4th Woman Scream International Poetry Festival was held on 26 March on
Wednesday in Pristina for the third consecutive year, this time with the theme
of heroin, organized by PEN centers in Kosovo, with coordinator, writer Ilire Zajmi Rugova.
Poetry aims to combat violence
against women in Kosovo and in the world, which according to coordinator, is
documented with shocking figures.
According to her, heroines who have served emancipation and development of
women are referred to us a little, while
except one book “Albanian Distinguished Woman”
published by writer Edi Shukriu, is a book that has influenced the
progress of Albanian women in the world.
"One of those who have written about the
role of women heroine is academic Shukriu, which has done a great job by
publishing the book known Albanian Women, which has shown that women have
offered precious values of culture, history, education , science and art in
general. I believe that this book has somehow influenced not only at home but
also in the region, with a view to the Albanian women are recognized for their
ideal in the world " said Zajmi –Rugova.
University professor and writer Qibrije Demiri Frangu in her referee talked
about Albanian heroine and their impact in the literature.
In the event in Prishtina, held in the premises of Europian Cultural and
Informative Center, woman and men writer’s
participated.
The musicians were from the musical school “Vihuela” who with guitar and flute followed reading of poems of some distinguished kosovan poets, as archaeologist
and poet Shukriu, Eli Krasniqi, Mirlinda Koxha, Vjosa Maqedonci Osmani, Arif Bozaxhi, Fahredin Shehu, Jeton Kelmendi, Shukrije
Gashi, Burbuqe Rushiti, Qibrije Frangu Demiri
and Ibrahim Kadriu.
During
the event the portraits of the woman heroines where shown in the big
screen in the power point presentation, based on the book "Distinguished
Albanian Woman".
_______________________________________
Leximi i poezive me tematika të ndryshme nga poete dhe poetë shënoi aktivitetin letrar “Britma”, i cili temë të këtij edicioni pati emërtimin “Heroinat”.
Organizuar nga Pen Qendra e Kosovës, nën përkujdesjen e Ilire Zajmi-Rugova, e cila tha se britma e gruas është dizajnuar të nderojë figurën e gruas dhe të përdorë poezinë që të dëgjohet zëri i gruas kundër dhunës.
“62 milion gra janë viktima të dhunës, 5% e tyre kanë qenë viktima të përdhunimit. Ne kemi zgjedhur poezinë të luftojmë dhunën. Te ne përgjithësisht në Kosovë është folur pak dhe është shkruar pak për gratë heroina”, ka thënë Zajmi-Rugova.
Gjatë fjalës së saj në sfond e shoqëronin figurat e heroinave shqiptare duke filluar nga Mbretëresha e Epirit, Kleopatra, për të vazhduar me Mbretëreshën Ilire, Teutën e deri tek Shote Galica.
Koordinatorja Zajmi më pas ka thënë se përmes këtij aktiviteti ne do të nderojmë sakrificën e grave heroina. “Rreth 100 aktivitete të cilat janë zhvilluar në 39 vende të botës kanë qenë “Heroinat” dhe prandaj secili vend përmes këtyre aktiviteteve iu ka kushtuar hapësirë përmes librave, koncerteve dhe leximit të poezive heroinave të vendeve të tyre. Opinioni nuk ka fare njohuri për veprimtarinë e disa heroinave shqiptare në fusha të caktuara”, ka deklaruar Zajmi.
Ndërkaq poetja Qibrie Demiri-Frangu ka thënë se “Britma” asocion me pakënaqësinë e pozitës së gruas në shoqëri. “Gratë i kanë dhënë letërsisë më shumë sesa burrat. Gruaja identifikohet me emocionin, shpirtin, duke mos harruar se vetëm mendja nuk e përbën letërsinë”, u shpreh Frangu.
Edi Shukriu, nënkryetare e Pen Qendrës, ju drejtua të pranishmëve më poezinë “Sonte zemra ime feston” e cila ishte botuar në përmbledhjen e saj të parë në vitin 1982.
“Ende nuk i kisha 22 vjet ku përmbledhja u ndalua në Shqipërinë e Enver Hoxhës ,libri u mor nga individët që unë ua kisha dhuruar dhe u dogj. Jo rastësisht e lexoj sot në kohën kur duhet të dëgjohet britma jo vetëm e gruas”, ka thënë Shkuriu.
Në këtë festival poezitë e tyre i lexuan edhe poetët si: Ibrahim Kadriu, Shukrije Gashi, Fahredin Sheu, Burbuqe Reshiti, Jeton Kelmendi, Mirlinda Koxha etj.
Festivali “Woman Scream” (Britma e Gruas) është themeluar nga “Women Poets International”, dhe ka filluar në republikën Dominikane. Mbahet në muajin mars në shtete të ndryshme të botës . Ky festival i bashkon gratë dhe burrat poetë në gjithë botën.
Kreshnik Bekteshi
Fotografitë: Ridvan Slivova
“Heroinat”, ka qenë tema kryesore e aktivitetit letrar të sivjetmë “Britma e Gruas” që është organizuar të mërkurën në mesditë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë të Lëvizjes “Mujeres Poetas Internacional”, me seli në Republikën Dominikane.
Heroinat nuk janë mite të krijuara, por janë gra shqiptare, kjo ka qenë njëra ndër mesazhet kryesore në këtë aktivitet poetik që mbahet për çdo vit të datës njëzet e gjashtë të muajit mars, në gjitha qendrat kryesore të botës, e që po ashtu është organizuar edhe në Prishtinë, ku në të kanë lexuar poezi disa poet të njohur të vendit.
Koordinatorja e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë për Kosovë, Ilire Zajmi Rugova, ka deklaruar para të pranishmëve se britma e gruas është e dizajnuar të nderoj figurën e gruas dhe të përdorë poezinë që të dëgjohet zëri i saj kundër dhunës.
“Të dhënat e një studimi të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për të drejtat themelore janë shokuese. Gjashtëdhjetë e dy milionë gra janë viktima të dhunës. Kurse pesë përqind e tyre kanë qenë viktima të përdhunimit. Dallimet kulturore në qëndrimet ndaj dhunës ka ndikim në mënyrën se si gratë flasin për këtë temë. Atje ku barazia gjinore është më e fortë ka më shumë përgjegjësi, ndërsa ne kemi zgjedhur poezinë për ta luftuar dhunën ndaj gruas”, ka thënë Zajmi Rugova, duke shtuar se në Kosovë pak është shkruar për gratë e cilësuara si heroina.
"Njëra ndër ato që kanë shkruar për rolin e grave heroina është Akademikja Edi Shukriu, e cila ka bërë një punë të madhe duke botuar librin “Gra të shquara shqiptare”, ku në të janë të paraqitura femra që kanë ofruar vlera të çmuara për kulturën, historinë, arsimin, shkencën dhe artin në përgjithësi. Besoj se ky libër ka ndikuar sadopak jo vetëm këtu në vend, por edhe në rajon me synim që edhe gratë shqiptare të njihen në botë për idealin e tyre”, ka pohuar koordinatorja Zajmi Rugova.
Naser Dula në kitarë si dhe me flaut Yllka Simnica nga Shkolla e Muzikës “Vihuela”, kanë shoqëruar me tinguj muzikor gjatë tërë kohës poetët që kanë lexuar poezi për dashurinë dhe njëkohësisht vuajtjet e gruas, ndërkohë në prapavijë të poetëve ishte vendosur një video-projektor ku në të shfaqeshin portretet e grave shqiptare që kishin lënë gjurmë në disa fusha jetësore siç ishin: Marie Shllaku (veprimtare kombëtare), Katarina Josipi (aktore), Marie Kraja (këngëtare operistike), Liza Vorfi (aktore), Irena Papas, Shote Galica, Safor Marko, Tinka Kurti e shumë të tjera.
Poetja Edi Shukriu, ka qenë e para që ka lexuar poezinë e saj “Sonte zemra ime feston” të shkruar në vitin 1972, ku ka treguar më pas se si gjatë periudhës së komunizmit në Shqipërinë ishte e ndaluar vëllimi i parë i saj me poezi.
“Ende nuk i kisha 22 vjet, kur përmbledhja ime poetike u ndalua në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Ai libër u mor nga njerëzit e atij pushteti dhe u dogj në tërësi. Jo rastësisht e lexoj sot, këtë poezi në kohën kur ende duhet të dëgjohet britma jo veç ajo e gruas”, ka deklaruar poetja Shukriu.
Pas saj, me poezi në këtë aktivitet janë paraqitur edhe Qibrije Demiri Frangu, Ibrahim Kadriu, Shukrije Gashi, Arif Bozaxhe, Fahredin Shehu, Burbuqe, Rushiti, Jeton Kelmendi, Eli Krasniqi, Mirlinda Koxha dhe Vjosa Osmani Maqedonci.
_______________________________________
Heroinat dhe britma e tyre

Me poezi kundër dhunës ndaj gruas
Koordinatorja e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë për Kosovë, Ilire Zajmi Rugova, ka deklaruar para të pranishmëve se britma e gruas është e dizajnuar të nderoj figurën e gruas dhe të përdorë poezinë që të dëgjohet zëri i saj kundër dhunës.Kreshnik Bekteshi
Fotografitë: Ridvan Slivova
“Heroinat”, ka qenë tema kryesore e aktivitetit letrar të sivjetmë “Britma e Gruas” që është organizuar të mërkurën në mesditë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë të Lëvizjes “Mujeres Poetas Internacional”, me seli në Republikën Dominikane.
Heroinat nuk janë mite të krijuara, por janë gra shqiptare, kjo ka qenë njëra ndër mesazhet kryesore në këtë aktivitet poetik që mbahet për çdo vit të datës njëzet e gjashtë të muajit mars, në gjitha qendrat kryesore të botës, e që po ashtu është organizuar edhe në Prishtinë, ku në të kanë lexuar poezi disa poet të njohur të vendit.
Koordinatorja e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë për Kosovë, Ilire Zajmi Rugova, ka deklaruar para të pranishmëve se britma e gruas është e dizajnuar të nderoj figurën e gruas dhe të përdorë poezinë që të dëgjohet zëri i saj kundër dhunës.
“Të dhënat e një studimi të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për të drejtat themelore janë shokuese. Gjashtëdhjetë e dy milionë gra janë viktima të dhunës. Kurse pesë përqind e tyre kanë qenë viktima të përdhunimit. Dallimet kulturore në qëndrimet ndaj dhunës ka ndikim në mënyrën se si gratë flasin për këtë temë. Atje ku barazia gjinore është më e fortë ka më shumë përgjegjësi, ndërsa ne kemi zgjedhur poezinë për ta luftuar dhunën ndaj gruas”, ka thënë Zajmi Rugova, duke shtuar se në Kosovë pak është shkruar për gratë e cilësuara si heroina.
"Njëra ndër ato që kanë shkruar për rolin e grave heroina është Akademikja Edi Shukriu, e cila ka bërë një punë të madhe duke botuar librin “Gra të shquara shqiptare”, ku në të janë të paraqitura femra që kanë ofruar vlera të çmuara për kulturën, historinë, arsimin, shkencën dhe artin në përgjithësi. Besoj se ky libër ka ndikuar sadopak jo vetëm këtu në vend, por edhe në rajon me synim që edhe gratë shqiptare të njihen në botë për idealin e tyre”, ka pohuar koordinatorja Zajmi Rugova.
Naser Dula në kitarë si dhe me flaut Yllka Simnica nga Shkolla e Muzikës “Vihuela”, kanë shoqëruar me tinguj muzikor gjatë tërë kohës poetët që kanë lexuar poezi për dashurinë dhe njëkohësisht vuajtjet e gruas, ndërkohë në prapavijë të poetëve ishte vendosur një video-projektor ku në të shfaqeshin portretet e grave shqiptare që kishin lënë gjurmë në disa fusha jetësore siç ishin: Marie Shllaku (veprimtare kombëtare), Katarina Josipi (aktore), Marie Kraja (këngëtare operistike), Liza Vorfi (aktore), Irena Papas, Shote Galica, Safor Marko, Tinka Kurti e shumë të tjera.
Poetja Edi Shukriu, ka qenë e para që ka lexuar poezinë e saj “Sonte zemra ime feston” të shkruar në vitin 1972, ku ka treguar më pas se si gjatë periudhës së komunizmit në Shqipërinë ishte e ndaluar vëllimi i parë i saj me poezi.
“Ende nuk i kisha 22 vjet, kur përmbledhja ime poetike u ndalua në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Ai libër u mor nga njerëzit e atij pushteti dhe u dogj në tërësi. Jo rastësisht e lexoj sot, këtë poezi në kohën kur ende duhet të dëgjohet britma jo veç ajo e gruas”, ka deklaruar poetja Shukriu.
Pas saj, me poezi në këtë aktivitet janë paraqitur edhe Qibrije Demiri Frangu, Ibrahim Kadriu, Shukrije Gashi, Arif Bozaxhe, Fahredin Shehu, Burbuqe, Rushiti, Jeton Kelmendi, Eli Krasniqi, Mirlinda Koxha dhe Vjosa Osmani Maqedonci.
Festivali Ndërkombëtar i Poezisë është themeluar nga “Mujeres Poetas
Internacional”. Ky festival për herë të parë nisi në Republikën
Dominikane dhe mbahet çdo vit në muajin mars në shtetet të ndryshme të
botës. Aty mblidhen shkrimtarë, poetë, artistë, muzikantë duke bashkuar
gratë dhe burrat me qëllim që përmes arti të dëgjohet zëri i femrës./KultPlus.com
0 Comments
Thanks for your support and solidarity, please help us spread the word. :)